Roma interesohet për Benayoun
Albeu.com
Sipas "Gazzetta dello Sport", skuadra e Romës e ka orientuar vëmendjen kah mesfushori i Liverpoolit, Yossi Benayoun, pasi që dështoi ta transferonte Florent Maloudan nga Chelsea.Giallorosët kanë pasur një parasezon zhgënjyes duke vuajtur në ndeshjet miqësore, derisa kanë arritur të bëjnë vetëm disa transferime modeste, John Arne Riise dhe Simone Loria.

Humbja 5-0 nga Tottenham Hotspur ka shërbyer si një alarm zgjimi për romakët të cilët duhet të investojnë më shumë për të marrë disa lojtarë klasi nëse dëshirojnë të kenë sukses në sezonin e ri.

Mësohet se Luciano Spalletti dëshiron të transferojë dy lojtarë, një qendërsulmues dhe një mesfushorë ofanziv.

Derisa pozita e parë pritet të plotësohet nga Julio Baptista, i cili do t’u bashkohet kryeqytetasve këtë javë, pozita e mesfushorit është në krizë pas dështimit të transferimit të Maloudas.

Megjithatë Spalleti nuk qëndron duarkryq dhe e ka orientuar interesimin e tij drejt mesfushorit ofanziv të Liverpoolit, Yossi Benayoun. Izraeliti, i cili është bashkuar me Redsat vitin e kaluar, ende nuk ka arritur ta sigurojë një vend në formacionin bazë të skuadrës.

Meqenëse 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Rafa Beinitezit, ai shumë lehtë mund të kalojë te Giallorosët për ta plotësuar një vend nga mangësitë e shumta të skuadrës italiane për sezonin e ri.
Shtuar më 12/08/2008, ora 19:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori