Roma ka gati planin për ta marrë në skuadër Hysajn
Te Napoli ai nuk është më i padiskutueshëm si dikur, kështu që po mendon për një tjetër skuadër. Mbrojtësi i kuqezinjve, Elseid Hysaj, i ka kërkuar menaxherit të tij që t’i gjejë një tjetër skuadër, asi edhe vetë nuk dëshiron më që të vazhdojë te të kaltrit.

Shkodrani pavarësisht se ka gjetur më shumë minuta nën drejtimin e Gatuzos, përsëri e ka ndarë mendjen dhe në verë dëshiron të ndryshojë ambient.

E ardhmja e mbrojtësit mund të jetë te Roma, që prej kohësh ka shfaqur interes për të. Verdhekuqtë e pëlqejnë shumë Hysajn dhe duan ta marrin në ekipin e tyre.

Madje shqiptari mund të shkëmbehet me sulmuesin turk të Romës, Xhengiz Ynder, i cili gjithashtu pëlqehet shumë nga Napoli dhe shihet si një zëvendësues ideal për Kajehon që gjithashtu pritet të largohet në merkaton e verës.

Turku vlerësohet rreth 25 milionë euro dhe sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, për të mbërritur te sulmuesi Napoli mund të përdorë Hysajn, të cilit gjithashtu do i pëlqente të kalonte në “Olimpico”.
Shtuar më 15/04/2020, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori