Roma: "Karta" Benatia për të arritur te Shaqiri
Xherdan Shaqiri është shndërruar në objektivin parësor të merkatos së Romës. 22-vjeçari shqiptar i Zvicrës, autor i një tiplete në Botëror kundër Hondurasit, nuk ka shumë hapësira te Bayern Munchen për shkak të prezencës së Ribery dhe Robben dhe për këtë arsye do një skuadër tjetër ku mund të luajë rregullisht. Ai pëlqehet shumë nga tekniku roman Rudi Garcia për aftësitë e tij teknike.

Siç shkruan "Corriere dello Sport", Walter Sabatini do ta përfshijë Shaqirin në një operacion që përfshin edhe Mehdi Benatia, mbrojtësi maroken që do të lerë Romën dhe duket shumë pranë Manchester City-t.

Vlera e Shaqirit është 20 milionë euro dhe një shkëmbim me Bayernin do e lehtësonte ekonomikisht klubin verdhekuq. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori