Jo vetëm Balanta për merkaton e janarit për Romën. Verdhekuqtë janë në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimeve të shumta që kanë kushtëzuar skuadrën dhe objektivi i parë mbetet futbollisti i River Plate.
Roma ka gati 10 milionë euro për të bindur argjentinasit. Por sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", skuadra e Rudi Garcias ka ndermend të rikthehet edhe të një objektiv i vjetër.
Pavarësisht rinovimit të para pak javëve me PSG-në Adrien
Rabiot vazhdon të jetë një ndër futbollistët më të kërkuar te
Roma, por
Drejtori Sportiv Walter Sabatini ka në axhendë edhe një tjetër lojtar. Ai është
Xherdan Shaqiri, i cili kërkohet edhe nga
Juventus.
Drejtuesi roman do të takohet me agjentin e Shaqirit pas pak ditësh duke tentuar ti marrë një tjetër futbollist rivalëve të
Juventus ashtu siç bëri edhe me Iturben. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2014,
ora 11:34