Roma kerkon Adrianon
Albeu.com
Roma i ka ofruar sulmuesit brazilain Adriano një kontratë trevjeçare, shkruan gazeta italiane "Corriere dello Sport", të mërkurën. Drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, ka udhëtuar të martën mbrëma në Rio de Janeiro për të biseduar me sulmuesin 28-vjeçar.
Adriano është duke luajtur te skuadra braziliane Flamengo. Kontrata e tij me klubin brazilian është pranë skadimit dhe Adriano synon të kthehet në Evropë. Pos Romës, për ish-sulmuesin e Interit po tregon interesim edhe Milani.
Shtuar më 27/05/2010, ora 10:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori