Roma kërkon mesfushorin e Dortmundit
Pëlqej
Pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e trajnerit Eusebio Di Francesco, drejtuesit e Romës vazhdojnë të kërkojnë një mesfushor për të përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit.

Julian Weigl i Borussia Dortmund është objektivi kryesor i verdhekuqëve, por që vështirë të arrijnë te 23-vjeçari, pasi gjermanët nuk kanë ndërmend të privohen nga lojtari i tyre.

Drejtori sportiv, i klubit nga “Trigoria”, Mario Monchi, për të mos rrezikuar, ka nisur të interesohet për Stefano Sensin e Sassuolos, por për të arritur te mesfushori italian, Roma duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Milanit, që ka kohë në ndjekje të 23-vjeçarit.
Shtuar më 10/12/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori