Roma kërkon të trasferojë përfundimisht Smalling dhe Mkhitaryan
Roma është e vendosur që të transferojë Chris Smalling dhe Henrikht Mkhitaryan në formë permanente.

Dyshja luajnë te Roma në formë huazimi dhe deri më tani duket se kanë bindur trajnerin Paulo Fonseca me paraqitjet e tyre.

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Smalling ka treguar një fytyrë krejt tjetër në Serie A, njësoj sikur Mkhitaryan që edhe pse vuajti me lëndime, po tregon lojëra të mira.

Lidhur me dyshen ka folur edhe trajneri Fonseca, i cili ka shprehur haptazi dëshirën për t’i mbajtur në skuadër.

“Chris është profesionist i madh. Përshtatja në futbollin italian ishte e lehtë për të. Ai është një djalë të cilin e duan të gjithë në klub sepse është profesionist i madh” ka thënë Fonseca.

“Do të doja që Chris të qëndronte. Ne po flasim. Nuk e di nëse është e mundur” shtoi trajneri.

Tutje, Fonseca ka folur edhe për situatën e lojtarit të Arsenal, Mkhitaryan, që gjithashtu është në formë huazimi te Roma.

“Mkhi gjatë sezoni ka pasur lëndime por ai po kthheet tani dhe po tregon kualitetet e tij. Të shohim. Ai është lojtar me vendime të mira në fushë dhe do të doja gjithashtu ta mbajmë Mkhin në skuadër” ka thënë ndër të tjerash Paulo Fonseca, trajner i Romës.

Roma ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit, duke bërë që të renditet në pozitën e pestë në Serie A, me tri pikë larg Atalantës që mban pozitën e katërt.
Shtuar më 24/02/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori