Roma kërkon trurin e mesfushës së Milanit
Roma është e interesuar për mesfushorin e Milanit, Giacomo Bonaventura, i cili do t'i kushtojë rreth 35 milionë euro.

Ndërkohë që disa lojtarë ende do të duhet të shiten për të përmbushur Fair Play Financiar, drejtori sportiv Monchi është ende duke menduar për nënshkrimet për sezonin e ardhshëm.

Sipas Corriere dello Sport, trajneri Eusebio Di Francesco ka pikëtuar Bonaventuran, pasi ai është një tifoz i madh i fleksibilitetit të tij taktik.

Për këtë arsye Monchi po punon për të bërë një marrëveshje me Milanin, me vlerën prej 35-40 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori