Roma le të qetë ekipet e Milanos (VIDEO)
Roma ka pësuar një goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve pasi është mposhtur 2-1 nga SPAL, që ka arritur një fitore të madhe në luftën për mbijetesë.

Ishte Fares ai që zhbllokoi rezultatin për vendasit në minutën e 22’. Perotti i dha shpresa miqve me golin me penalltiminutën 54’.

Megjithatë, vetëm gjashtë minuta më pas SPAL rikthehet në avantazh gjithashtu me penallti. Kjo ishte e teta e akorduar ndaj Roma-s këtë sezon, më tepër se ndaj çdo skuadre tjetër të Serie A.

SPAL e ruajti avantazhin deri në fund ndaj një Rome të dobët dhe pa shumë ide në sulm. Ranieri pëson humbjen e parë dhe Roma nuk i bën presion dy skuadrave të Milanos që të dielën do të ndeshen me njëra-tjetrën. /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori