Roma mbush arkat me kualifikimin historik në Champions League
Kualifikimi në gjysmëfinalen e UEFA Champions League është një arritje jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik për skuadrën e Romës.

Pas kësaj arritje të madhe, presidenti James Pallotta ka mbushur arkat e klubit dhe në këtë mënyrë merr frymë lirisht për faktin se Roma do të ketë likuiditet më të madh dhe do të shmangë disi problemet që ka pasur me bilancin në vitet e fundit.

Bileta për në gjysmëfinalet e Championsit vlen afro 80 milionë euro, duke mos llogaritur të ardhurat që janë përfituar nga shitja e biletave për ndeshjet e luajtura në stadiumin “Olimpico”. Vetëm kualifikimi si një nga katër ekipet më të mira të Europës vlen 7,5 milionë euro, shtuar arritjeve të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori