Roma merr goditjen e rëndë, Gjykata Sportive merr vendimin e hidhur për sfidën ndaj Veronës
Roma e Marash Kumbullës ka humbur në tavolinë 3-0, sfidën e javës së parë të kampionatit ndaj Veronës. Ky ka qenë vendimi i bërë publik nga Gjykata Sportive së fundmi.

Penalizimi ka ardhur për shkak të gafës së klubit verdhekuq, me mesfushorin Diavara, i cili në listën e dorëzuar Ligës, ishte përfshirë te futbollistët nën 22 vjeç, ndërkohë që ai kishte mbushur 23 vjeç në 17 korrik.

Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Romës. Pavarësisht se ndeshja me Veronën përfundoi 0-0, vendasit siguruar 3 pikë në tavolinë.
Shtuar më 22/09/2020, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori