Roma mposht në transfertë Empolin e Veselit (VIDEO)
Roma ka arritur të fitoj me lehtësi ndaj Empolit në kuadër të javës së tetë të Serisë A.

Megjithatë, vizitorëve nga kryeqyteti italian iu desh të prisnin 36 minuta për ta thyer akullin, kur N’Zonzi shënoi golin e tij debutues për Romën.

Gjërat kanë mundur të merrnin rrugë tjetër sikur Caputo të shfrytëzonte mundësinë e artë për Empolin.

Roma e vulosi ndeshjen me golin e Edin Dzekos në minutën e 85' të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Roma renditet në vendin e tretë me 14 pikë, një më pak se Napoli në vendin e dytë dhe një më shumë se Fiorentina dhe Interi që ndajnë vendet katër dhe pesë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori