Roma mposht Udinesen dhe kap Juven në krye (VIDEO)
Roma e ka nisur me fitore vitin 2015. Në ndeshjen e javës së 17 të Serie A verdhekuqtë kanë mposhtur minimalisht 0-1 Udinesen duke shtuar presionin te Juventusi në prag të derbit me Interin.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Romën e shënoi Davide Astori që në minutën e 17 duke i dhënë tre pikë të arta kryeqytetasve. Goli solli polemika në fushë pasi lojtarët vendas pretendonin se topi nuk e kali vijën fatale, ndërsa arbitri pas disa sekondash mëdyshje vendosi ta quajë të rregullt.

Me këtë fitore Roma kap Juventusin në krye të rënditjes me 39 pikë, por kujtojmë që bardhezinjtë e luajnë ndeshjen e tyre kundër Interit në ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori