Roma ndal Cityn (VIDEO)
Pëlqej
Roma ka arritur ta ndalë me barazim (1-1) Manchester Citytn në Etihad Stadium, në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e katërt nga penaltia. Maicon e ndali Sergio Agueron në mënyrë të palejuar në zonë dhe argjentinasi e konvertoi njëmbëdhjetëmetërshin.

Mirëpo, fantastiku Francesco Totti la prapa vitet dhe e barazoi rezultatin (23’).

Me këtë gol, sulmuesi veteran tejkaloi Ryan Giggsin duke u bërë golashënuesi më i moshuar në histori të Ligës së Kampionëve.

Ikona romake është 38-vjeçari i vetëm që shënon në garën elite evropiane duke thyer kështu rekordin e legjendës së Manchester Unitedit, i cili e mbante rekordin nga viti 2011, kur kishte qenë 37 vjeç e 290 ditë kur i shënoi Benficas.

Grupit E i prin Bayern Munichu me gjashtë pikë pas dy xhirosh, Roma ka katër pikë, ndërsa Manchester City vetëm një pikë.
Shtuar më 30/09/2014, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori