Roma në delir, ulet çmimi për kartonin e Smalling
Manchester United kanë pranuar dëshirën e mbrojtësit anglez, Smalling, për të qëndruar te skuadra e Romës.

Kësisoj, ‘Djajtë e kuq’ kanë ulur çmimin e lojtarit nga 25 milionë euro në vetëm 18 milionë euro.

Roma konsideronte se 25 milionë euro është një çmim shumë i lartë për 30 vjeçarin, i cili ka kontratë me United deri në vitin 2022.

Zbritja e çmimit tashmë i jep gjasa shumë më të mëdha ‘Giallorossi’ për të kompletuar lëvizjen e tyre, duke gëzuar kështu edhe vet lojtarin.

Smalling ka regjistruar 28 paraqitje me skuadrën e Romës këtë sezon. Ai ka arritur madje të shënojë dy gola dhe ka shtuar një asistim për skuadrën romake.
Shtuar më 25/05/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori