Roma nuk është si Interi, pas 6 ndeshjes rikthehet tek fitorja (VIDEO)

Roma ka triumfuar në udhëtim të Hellas Verona me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët romak, të cilët arritën të gjejnë golin e epërsisë qysh pa u mbushur një minutë mirë me anë të Cengiz Under, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.

Në pjesën e dytë, Roma mbeti pa një lojtar në minutën e 55-të, pasi mesfushori italian, Pellegrini, bëri një ndërhyrje të rrezikshme nga mbrapa dhe gjyqtari e ndëshkoi me të kuq.

Pas kësaj fitore, Roma renditet në vendin e pestë me 44 pikë apo një më pak se Interi në të katërtin, ndërsa Verona zë vendin e 19-të me 16 pikë./albeu.com/
Shtuar më 04/02/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori