Roma ka mposhtur
Sampdorian me
rezultatin 4-1 në "Stadio Olimpico", ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Serie A.
Ai që zhbllokoi ndeshjen ishte Juan Jesus në
minutën e 19'.
Rezultatin e dyfishoi sulmuesi i talentuar, Patrick Schick në
minutën e 59'.
Dy gola të tjerë për Romën i shënoi El Shaarawy në minutat (72' dhe 90+3').
Golin e nderit për miqtë e shënoi Defrel në
minutën e 89'.
Pas kësaj fitoreje
Roma renditet në vendin e 6 me 19 pikë, ndërsa Sampdoria në vendin e 12 me 15 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2018,
ora 17:00