Roma nuk ka para për ta marrë Ibra-n
Menaxheri i famshëm italian Mino Raiola mendon se Roma nuk ka para mjaftueshëm ta marrë Zlatan Ibrahimoviçin në "Olimpiko".

Raiola mendon se ekipi romak nuk ka paratë e duhura sa të ketë në ekip Ibrahimoviçin.

"Interesimi i Romës për Ibrahimovicin? Me gjithë respektin që kam për ta, Roma nuk mund ta përballoj Zlatanin”, tha Raiola për Radio Anch'Io Sport.

Ai ka shtuar se Ibra ka shanse megjithatë të rikthehet në Itali, por se aktualisht ka një kontratë me PSG-në./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori