Roma pritet të zyrtarizoj Bryan Cristanten
Roma besohet se ka arritur marrëveshje me lojtarin e Atalantas, Bryan Cristante, i cili pritet që të kryen testet mjekësore nesër.

Ai u adaptua shumë shpejt në Italia dhe për të ishin të interesuar Interi dhe Juventusi por Roma arriti t'i siguroi shërbimet e tij.

Sipas Sky Italia klubi nga kryeqyteti ka fituar garën dhe pritet që të blejë për 30 milionë euro, plus bonuset.

Çmimi përfshin edhe Marco Tumminello në shkëmbim, në kontratën e të cilit do të këtë klauzolë riblerje për sulmuesin 19 vjeçar.

Cristante pritet që të kryej nesër testet mjekësore derisa sonte do të arrijë në Romë. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori