Roma refuzon 45 milione euro per De Rossin
Albeu.com
Mediumet italiane kanë zbuluar se klubi verdhekuq ka refuzuar një ofertë prej 45 milionë eurosh nga Manchester City, për mesfushorin Daniele De Rossi. Lajmi u publikua të premten nga e përditshmja italiane “La Stampa”.
De Rossi ka qenë gjithnjë në vëmendje të klubeve kryesore të Premier Leagues, por gjendja e qëndrueshme financiare e Romës ka bërë që lojtari të mbetet në kryeqytetin italian.

Për të ka provuar edhe Reali i Madridit, i cili i ofroi një marrëveshje prej 10 milionë eurosh në sezon, por edhe këtë ofertë De Rossi dhe klubi e hodhën poshtë. As Manchester City nuk ia doli dot të bindë palën tjetër, megjithë 45 milionë eurot e ofruara. 27-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Roberto Mancini, i cili ka ndërmend të bëjë një tjetër ofertë.
Shtuar më 14/05/2010, ora 19:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori