Roma rigjen fitoren
Më në fund fitore për Romën e Luis Enrique që arriti të mposhtë Novarën me rezultatin 2-0. Mjaftuan vetëm 3 minuta që romanët të rrëmbenin fitoren. Golin e parë e shënoi Bojan Krkiç në minutën e 73-të dhe tre minuta më vonë vulosi fitoren goli i Osvaldos.

Roma me këtë fitore ngjitet në kuotën e 14 pikëve ndërsa Novara e Samir Ujkanit mbetet në kuotën e 7 pikëve dhe thellon krizën e rezultateve duke zbehur fillim-sezonin e vrullshëm. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori