Roma rigjen kapitenin
Totti
Luis Enrique rigjen kapitenin dhe liderin e sulmit të Romës që këto javët e fundit e ka ndier shumë mungesën e eksperiencës në repartin e avancuar.

Francesco Totti rikuperohet plotësisht nga dëmtimi i pësuar disa javë më parë, duke rinisur stërvitjen në urdhrat e ish-futbollistit të kombëtares spanjolle.

Sipas informacioneve nga fusha stërvitore e Romës, “Trigoria”, Totti mori pjesë në një seancë të plotë stërvitore dhe do të jetë në listën e teknikut spanjoll për ndeshjen e radhës kundër Lecces në “Olimpico”. Ndërkohë, Kjaer vazhdon stërvitjen i veçuar nga grupi, ndërsa Rosi, Greco e Juan vazhdojnë të vuajnë nga dëmtime të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori