Roma shigjeton mbrojtësin e Interit
Joao Miranda nuk po gjen hapsira tek Interi, teksa Spalletti kërkon ta largojë nga Interi pasi dyshja e mbrojtjes është e blidnuar me De Vrij dhe Skriniar, shkruan Albeu.com.

Sipas asaj që shkruan "Il Messaggero" drejtori sportiv Monchi kërkon ta afrojë Brazilianin te Roma. E vetmi problem qëndron tek paga e lartë e mbrojtësit i cili përfiton 3.5 milion euro tek Interi.

Megjithatë para se të arrijë tek Miranda Roma më parë duhet të shesë Ivan Marcanon i cili këtë sezon ka luajtur vetëm 4 ndeshje si titullar. /albeu.com/


Shtuar më 03/01/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori