Roma shokon Interin (VIDEO)
Inter shokon dhjetëra mijëra tifozë të skuadrës në Giuseppe Meazza pasi është mposhtur nga Roma me rezultat 3-1 në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma.

Që në minutën 15-të, Roma përmes Alessandro Florenzit shpni golin e parë ndërsa zikaltërit barazuan në fundin e pjesës së parë (45’+1) përmes Antonio Cassanos.

Në gjysmën e dytë, Roma u shfaq më e motivuar për të fituar.

Kështu, në minutën e 67-të, Pablo Osvaldo shënoi golin e dytë për Romën ndërsa në minutën e 81-të Marquinho vulosi fitoren e Romës, 1-3.

Pas javës së dytë në Seria A, Roma ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet me tri pikë të grumbulluara. /albeu.com/


Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme në Serie A:

Udinese 1 - 4 Juventus
Cagliari 1 - 1 Atalanta
Catania 3 - 2 Genoa
Inter Milan 1 - 3 AS Roma
Lazio 3 - 0 Palermo
Napoli 2 - 1 Fiorentina
Parma 2 - 0 Chievo
Sampdoria 2 - 1 Siena
Shtuar më 02/09/2012, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori