Dje në mbrëmje futbollistët e Romës kanë qënë të gjithë së bashku në një darkë të shtruar nga
klubi i Romës. Kjo darkë ka ardhur katër ditë pas humbjes 2-0 me Udinesen, e cila u shoqërua me një debat të ashpër mes Daniel Osvaldos dhe Erik
Lamela.
Sipas raportimeve të "Corriere dello Sport", kjo ide është hedhur nga kapiteni i skuadrës Francesco Totti në bashkëpunim me
sulmuesin tjetër Marco Borrielo.ky i fundit ka deklaruar se: "
Lamela ka kuptuar se nuk duhet të përsërisë disa gabime që ka bërë më parë".
Në restorant ishte i gjithë
klubi, madje edhe Nicolas Burdisso që sapo është operuar në gju. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2011,
ora 09:55