Roma ka triumfuar në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Spezias të vlefshme për javen e 19-të të Serie A.
"Giallorossët" e nisën mirë ndeshjen, këtë ndeshje nuk u paraqit Edin Dzeko, për të cilin thuhet se ka pasur një zënkë me trajnerin Fonseca.
Sidoqoftë, Borja Mayoral i dha avantazhin vendasëve në
minutën (17′). Spezia barazoi
rezultatin në
minutën (24′) përmes Piccoli.
Pjesa e parë
përfundoi me
rezultatin 1-1.
Pjesa e dytë filloi me euforinë e Romës, ata
shënuan dy herë, përkatësisht në
minutën (52′) Mayoral shënoi golin e dytë personal dhe pas tre minutash, saktësisht në
minutën (55′) Karsdrop.
Spezia befasoi me vullnetin e treguar, ata
shënuan përmes Farias (59′) dhe Verde (90′) për të barazuar shifrat në Olimpico.
Por kur u mendua se gjithçka
përfundoi, Lorenzo Pellegrini, doli shpëtimtari i skuadrës së tij, ai shënoi në
minutën (92′) për ti arkëtuar tre pikët për Romën.
Ndeshja
përfundoi me
rezultatin 4-3 në favor të Romës.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 17:48