Roma kthehet te fitorja pas humbjes 2-0 ndaj Parmës. Verdhekuqtë kanë shkatërruar Brescian e Emanuele Ndoj, që zbriti titullar sot në fushën e blertë në "Olimpico". Mungonte Balotelli për skuadrën e "dallëndysheve", drejtuar nga Fabio Grosso (SuperMario ishte i pezulluar nga klubi për sjelljen e tij).
Pas një pjese të parë ku bardheblutë kanë rezituar, në 45' e dyta ka shpërthyer
skuadra e Fonsecas që ka gjetur avantazhin me Smalling, i cili ka realizuar me kokë duke shkuar 2
gola deri tani dhe barazuar David Beckham në sezonin 2008-2009, që kishte qenë anglezi i fundit që kishte shënuar 2
gola në
Serie A.
Më pas, Mancini dhe Dzeko i dhanë trisin Romës, teksa u anulua me të drejtë edhe
goli i Zaniolos.
Skuadra verdhekuqe fluturon në vend të katërt, ndërsa Lazio është e treta pas suksesit në fund ndaj Sassuolos, jashtë fushe. Ka qenë
goli i Caicedos që ka vendosur, pasi Caputo i ishte përgjigjur golit të Immobiles, i pandalshëm golashënuesi më i mirë i
Serie A (15
gola). Sakaq, ka fituar 1-0 edhe Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit, edhe pse mbrojtësi i Shqipërisë mungoi.
Shtuar më 24/11/2019,
ora 17:16