Roma synon bomberin e Torinos
Roma është në kërkim të një sulmuesi bomber. Edin Dzeko ka oferta dhe mund të largohet nga verdhekuqtë.

Monchi ka piketuar bomberin e Torinos Andrea Belotin. Italiani, e njeh mirë Serinë A dhe mund të përshtatet me lojën e Romës.

Sot në përballjen me Torinon një sy do të jetë edhe nga Beloti. Para dy sezonesh shënonte 26 gola në Serie A dhe gjysma e Europës u vu pas tij.

Beloti e ka rigjetur ritmin sërish, por ndërkohë Torino nuk është se heq teksa duhen 40 deri në 50 milionë euro për të nisur negociatat. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori