Roma si rallë herë po kalon një krizë të thellë rezultatesh teksa rënditja në vendin e 10 nuk ndodhte prej sezonit 1996-1997.
Por për të përforcuar skuadrën Monchi do të ndërryjë fuqishëm ne merkaton e janarit, teksa dëmtimet e shpeshta të El Shaarawy Dzekos apo dhe Patrik Shcik, i cili është pranë largimit kanë detyruar klubin nga kryeqyteti Italian të përforcohet në repartin e avancuar.
Së fundmi sipas Calciomercato.com
Roma ka pikasur Thorgan
Hazard vëllain e Eden
Hazard, i cili luan tek skuadra e Borussia Monchengladbach.
25 vjecari po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Bundesligë teksa në 17 ndeshje si titullar ai ka gjetur rrugën e rrjetës plot 9 herë.
Ndërkohë kontrata e
Hazard skadon në vitin 2020 dhe ai nuk ka synim që ta rinovojë atë. Vlera e tij në merkato është reth 35 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2018,
ora 12:02