Roma synon të transferojë Milik duke përdorur si "karrem" Under
Roma ka vënë shënjestrën në Arkadiusz Milik.

Ylli i Napoli, Milik, ka përfunduar në radarin e top skuadrave italiane, si Juventus e Roma, por edhe Milan.

Roma ka një plan tashmë se si synon të sigurojë kartonin e polakut, por nuk dihet nëse kjo do ta bind Napolin.

Romakët synojnë të ofrojnë kartonin e Cengiz Under për të siguruar shërbimet e Arkadiusz Milik.

Under pëlqehet nga Gennaro Gattuso për sistemin e tij 4-3-3, kurse Milik shihet si zëvendësues për Edin Dzeko.

Mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje mes Romës dhe Napolit për shkëmbimin Milik-Under.
Shtuar më 15/08/2020, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori