1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Roma thyen rekordin e Juves, tenton atë të Tottenham
Të pandalshëm! Është e vetmja fjalë që mund të përshkruajë këto 9 javë të kampionatit të Serie A, sa i përket Romës, e cila arriti të fitojë 1-0 edhe në transfertën e vështirë ndaj Udineses, duke barazuar kështu rekordin prej 9 suksesesh në një fillimsezoni nga Juventus i Fabio Capellos, në sezonin 2005-2006, por që në javën e dhjetë do mundej 3-1 nga Milani.

Por skuadra e Rudi Garcias tashmë do të tentojë edhe rekordin në Europë: nga 20 gushti deri më 1 tetor 1960 Tottenhami i Bill Nicholson fitonte rradhazi 11 ndeshjet e para të kampionatit duke fituar titullin në fund të sezonit në fjalë.

Goli i fitores për Romën u shënua në minutën e 82 me anë të Bradley-t, sapo kishte hyrë si zëvendësues në fushën e lojës, në një moment kur Roma gjendej me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Maicon me kartonin e dytë të verdhë. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2013, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori