Roma vazhdon me fitore (VIDEO)
Roma ka shënuar një fitore tjetër në Serie A, këtë herë duke e mposhtur Atalantën me rezultat 3-1. Në minutën e 20' De Rossi pason mirë deri te Bojan Krkic i cili shënon për epërsinë e klubit të tij.

Për një pushim të pjesës së parë sa më të qetë u kujdes, Osvaldo i cili shënon për të dyfishuar epërsinë e Romës.

Tre minuta pas pjesës së dytë Denis ngushton epërsinë e Romës para se Simplicio në minutën e 82' të shënojë për 3-1 dhe për rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Roma barazohet me pikë me ekipet lidër, Juventus dhe Udinese, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /albeu.com/

Shikoni golat:

Shtuar më 01/10/2011, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori