Roma veshtire pa Tottin
Albeu.com
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri ka pranuar se ekipi vuan në mungesë të yllit Francesco Totti. Roma pësoi humbjen e dytë të njëpasnjëshme në Serie A ,të dielën, kundër Livornos (0-1).
Pa Tottin, Roma shfaqet e parrezikshme. Kapiteni i Romës mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit të gjurit. Totti e përcolli ekipin e tij duke rënë në pozitën e 12 në Serie A. Trajneri Ranieri ka pranuar se ekipi duhet të gjejë mënyrën për të tejkaluar mungesën e yllit të lënduar.

“Ne vuajmë pa Tottin. Kur ju mungon një futbollist si Totti, i cili është pikë referimi në ekip, nuk është lehtë. Kemi krijuar pesë raste për shënim para portës kundërshtare dhe nëse Totti do të kishte qenë në fushë, ai do të kishte shënuar së paku në një prej tyre”, tha Ranieri, i cili shpreson se partneri i Tottit në sulm, Mirko Vuçiniç, do të fillojë të shkëlqejë para portave.

Sulmuesi malazez ka dështuar të shënojë në shtatë paraqitje në ligë, këtë sezon. “Së shpejti ai do të shënojë dhe shpresoj që kjo të ndodh sa më shpejt”, përfundoi Ranieri. Roma udhëton në Friuli për t’u takuar me Udinesen, të mërkurën, para se të presë Bolognan të dielën.
Shtuar më 27/10/2009, ora 16:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori