Romela Begaj shkruan historinë, fiton dy medalje në Botërorin e peshëngritjes
Romela Begaj në Botërorin e peshëngritjes, ia ka dalë të bëjë një paraqitje historike.

Botërori po zhvillohet në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kategorinë deri 69 kg, shtangistja kuqezi fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke i realizuar të trija provat me peshën përfundimtare 107 kg, ndërsa në shtytje ishte e pesta me 128 kg. Gjithsesi, në dygarësh me 235 kg, u rendit e dyta në botë, duke fituar medaljen e argjendtë. Një rezultat i pabesueshëm për 31-vjeçaren shqiptare që shënon emrin me gërma të arta në historinë e peshëngritjes shqiptare si e vetmja që i ka dhuruar vendin medaljen e artë në Botëror.

provën e parë ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Më të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses. Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar. Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli. Pavarësisht se nuk ishte e saktë në të trija provat në shtytje, gara e Romelaj Begajt ishte e mrekullueshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori