Romelu Lukaku, dështimi 80-të milionësh i Manchester United
Pëlqej
Në ndeshjen që vlente më shumë për tifozët dhe për klasifikimin, sulmuesi 80 milionësh i Manchester United, Romelu Lukaku nuk arriti të lërë shenjë, madje u bë më shumë protagonist për incidentet pas humbjes ndaj Cityt

Romelu Lukaku po kthehet në një zhgënjim për tifozët e Unitedit, pasi nuk ka arritur të shënojë në 12 nga 14 ndeshjet e fundit, e kjo është pak për një skuadër që synon titullin.

Sulmuesi i kombëtares belge e mbylli ndeshjen e fundit pa asnjë gol, madje ashtu siç ka bërë sezonet e fundit, nuk ka shënuar dot ndaj 6 skuadrave të para të renditjes.

Belgu ende gëzon besimin e trajnerit Mourinho, por me lojtarë në bankën rezervë si Ibrahimoviç, trajneri portugez prite të bëjë ndryshime në javët e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 23:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori