Romero këshillon De Gean edhe pse spanjolli i ka zëvë formacionin e parë
Sergio Romero është i dëshpëruar për David De Gean. Ai i sugjeron që të qëndrojë në Manchester United.

Real Madrid janë të prirur për ta sjellë De Gea përsëri në Spanjë dhe janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë paund për ish-portierin e Atleticos.

Shqetësimet për të ardhmen e De Geas kanë bërë që United të bëjë gati një marrëveshje të re katërvjeçare për Romero, i cili është në linjë për t'u bërë numri 1 nëse shoku i tij i skuadrës largohet, përcjell Albeu.com.

Romero, megjithatë, thotë se do të preferonte që miku e tij të qëndronte në Old Trafford. "Që kur erdha në këtë ekip, thashë se duhet të konkurroj me Davidin, sepse në këtë mënyrë ne mund ta mbajmë nivelin e konkurrencës të lartë", tha Romero për ESPN. "Unë nuk dua që ai të largohet. Ne jemi shokë. Dhe nëse ai qëndron këtu, do të më ndihmojë që të jemë edhe un më mirë ". /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori