Ronaldo zgjidhet më i miri i javës, por çuditërisht pas tij nuk vjen Higuain
Pëlqej
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shënoi golin e avantazhit kundër PSG dhe ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të skuadrës së tij, me Casemiron, i cili shënoi në minutën e 80-të.

Paraqitja e tij e mirë nuk ka mbetur pa u vlerësuar, pasi faqja e UEFA-s e ka zgjedhur Ronaldon si lojtarin e javës nga votat online të votuesve.

Ronaldo e ka fituar këtë garë me 55 për qind të votave, ndërsa ka lënë pas vete mesfushorin e Liverpoolit, James Milner me 25 për qind të votave.

Duket e habitshme se si një lojtar si Milner që pavarësisht performancës së mirë, tëmund të dalë i dyti duke lënë në vendin e tretë sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain me 15 për qind të votave, teksa ky i fundit shënoi dhe asisitoi kundër Tottenhamit. Ndërsa pas tij Leroy Sane i Man Cityt i katërti me 4 për qind./albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori