Ronaldinho: Do te fitoj gjithcka me Milanin
Pëlqej
Albeu.com
Superylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, iu ka premtuar tifozëve kuqezi se ai do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe do të fitojë gjithçka me Milanin ashtu siç kishte bërë edhe me Barcelonën në kohën kur ishte lojtari më i mirë në botë.
“Dëshiroj të fitoj me Milanin gjithçka që kam fituar me Barcën dhe mendoj se në vitet e ardhshme edhe me Milanin do t’i arrijë sukseset kulminante të cilat i kam arritur me Barcelonën”.

“Këtu ndihem shumë mirë, ndihem sikur në shtëpi. Të gjithë më trajtojnë në mënyrën më të mirë dhe ndjehem i respektuar”.

“Ardhja te Milani ishte vendimi i drejtë që mora, pasi që po luaj për skuadrën më të fortë në botë”, ka thënë Dinho për “La Gazzetta Dello Sport”.
Shtuar më 04/11/2008, ora 21:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori