Ronaldinho do ti rikthehet futbollit sapo të përfundoj dënimin
Ikona braziliane e futbollit, Ronaldinho, nuk po kalon momentet më të mira në jetën e tij, pasi tashmë është në telashe me autoritetet shtetërore.

Ish lojtari i Barcelonës qëndron në arrest shtëpie, por pasi të kryej këtë obligim, ai do të synojë fushat e blerta.

Sipas shumë raportimeve, R10 do t’i bashkohet skuadrës që drejton Diego Armando Maradona, Gimnasia y Esgrima La Plata.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ka 5 vite që nuk luan, pasi ti jepte fund me Fluminese.

Deri më tani, ai ka luajtur vetëm disa ndeshje bamirësie në futsall.
Shtuar më 28/06/2020, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori