Ronaldinho drejt kampionatit agjentinas
Ronaldinho mund të transferohet nga kampionati brazilian drejtë atij argjentinas. Pasi aventura e tij me Flamengon tashmë është mbyllur përfundimisht, ish-fituesi i Topit të Artë është vendosur në kërkim të një kontrate të re.

Interes për të duket se kanë shfaqur disa klube europiane, përfshi Malagën e sheikut Al-Thani, por disa javë më parë, vëllai dhe manaxheri i tij bëri të qartë se Dinho është larguar një herë e përgjithmonë nga Europa, ku ka luajtur në tre kampionate të ndryshme, me Paris SG, Barcelonën dhe Milanin. Në Argjentinë, futbollisti kërkohet nga River Plate dhe kjo ofertë duket se e tërheq Ronaldihnon. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2012, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori