Ronaldinho: Dua Scudetton dhe Ligen e Kampioneve
Albeu.com
Ylli i Milanit, Ronaldinho është i gatshëm të udhëheqë ekipin drejt suksesit në Ligën e Kampionëve dhe Serie A. Ai ka theksuar ambiciet e klubit për këtë sezon dhe është i gatshëm të ndërpresë dominimin e rivalit të qytetit, Inter.
Rossonerët kanë dëshpëruar në përgatitje, ndërsa Ronaldinho nuk tregoi formën e tij më të mirë gjatë sezonit të kaluar. Por, ai është i gatshëm t’i lërë problemet pas vetes dhe të punojë për një sezon të suksesshëm.

“Dua Scudetton dhe Ligën e Kampionëve”, tha ai për magazinën sportive gjermane Kicker. “E di se do të jetë vështirë të fitojmë së paku njërin, por jemi të gatshëm të luftojmë për të dyja”, shtoi ai.

Braziliani ka theksuar se e shfrytëzon dominimin e Interit dhe rivalitetin e madh mes klubeve milaneze si motivim për t’i rrëzuar Nerazzurrët nga kreu.

“Krahasimet me Interin janë stimulim shtesë dhe motivim i madh. Ata kanë fituar shumë dhe janë njëri prej ekipeve më të forta në botë, por ne dëshirojmë t’i tejkalojmë”, përfundoi ai. Ronaldinho u transferua nga Barcelona më 2008 dhe shënoi tetë gola në 29 paraqitje për Milanin sezonin e kaluar.
Shtuar më 18/08/2009, ora 17:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori