Ronaldinho i futet edhe politikës
Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, do të garojë për Senat në Brazili në zgjedhjet e 2018-s.

Gazeta e famshme "O Globo" raporton se fituesi i Topit të Artë do të garojë për Senat vitin e ardhshëm si anëtar i partisë Social Christian Party, shkruan Albeu.com.

Ronaldinho është duke pritur për Jair Bolsonaro që ta bëjë zyrtare kandidaturën e tij, e cila do të ndodhë në mars të 2018-s, por tashmë është fotografuar me politikanin, duke pozuar me librin e tij.

Ronaldinho do të kandidojë në zgjedhje në shtetin Minas Gerais. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori