Ronaldinho i pasigurte nese do te mbetet ne Milan
Albeu.com
Ylli brazilian Ronaldinho nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Milan edhe edicionin e ardhshëm, shkruan "Gazzetta dello Sport" të dielën. Kjo pasiguri ka ardhur pas largimit të trajnerit brazilian Leonardo.
"Leo ka qenë shok imi dhe ka qenë kënaqësi të punoja bashkë me të. Natyrisht se duhet respektuar vendimin e tij dhe e falënderoj për kohën që patëm së bashku. Unë nuk jam qind për qind i sigurt nëse do të mbetem në Milan", ka thënë Ronaldinho. Ronaldinho me Milanin këtë stinor ka përfunduar në pozitën e tretë. Me gjithë suksesin që pati këtë stinor, ai nuk u ftua nga seleksionuesi i Brazilit, Carlos Dunga.
Shtuar më 17/05/2010, ora 10:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori