Ronaldinho kërkon Japoninë
Ronaldinho
Ronaldinho duket se do të ndërrojë ambjent sportiv. Asi brazilian nuk po i pëlqen ideja ta mbyllë karrierën te Flamengo dhe ndoshta pas Europës dhe Amerikës Jugore, destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Azia dhe veçanërisht Japonia.

Sipas shtypit brazilian, ylli i PSG, Barcelonës dhe Milanit po shqyrton mundësinë që karrierën ta vazhdojë në Japoni, tek Kawasai Frontale, ekip që luan në Ligën Superiore Japoneze, J-League 1.

Ekipi japonez i ka bërë ofertë të majme përfaqësuesit brazilian, i cili po e vlerëson atë me vëmëndje të madhe.

Ronaldinho u kthye në Brazil një vit më parë, ndërsa në Evropë kishte luajtur me ekipet Paris Saint Germain, Barcelona dhe Milan. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori