Barcelona është në kërkim të një qëndërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm dhe deri tani drejtuesit katalanas kanë në axhendën e tyre disa emra. Por braziliani
Ronaldinho kërkon të ndihmojë ish skuadrën e tij duke i dhënë një këshillë.
Sipas "Gaucho-s", mbrojtësi i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane, Mats
Hummels, është mbrojtësi ideal për
Blaugranat, shkruan "
Sport Bild".
"Ai është i fortë fizikisht, teknikisht dhe fiton shumë duele. Ka cilësi të tilla që i gjen te pak mbrojtës", ka thënë
Ronaldinho. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013,
ora 18:52