Ronaldinho lavderon Beckamin
Pëlqej
Albeu.com
Ylli brazilian Ronaldinho nuk mund tё presё muajin janar qё David Beckham tё vijё nё Milan dhe nuk e fsheh entuziazmin qё do tё luajё krah pёr krah me mesfushorin anglez.
“Jam i sigurt se ai do tё na ndihmojё. Do tё bёj gjithçka qё t’i ndihmoj tё integrohet dhe tё tregojё sa futbollist i mirё ёshtё. Gjithmonё mё ka pëlqyer stili i tij dhe ёshtё ngazёllyese qё edhe njё futbollist i klasit botëror do tё na bashkohet”, ka thёnё Ronaldinho.

“Shpresoj se do tё mësoj diçka nga ai. Mёnyra e tij e gjuajtjes sё goditjeve tё lira ёshtё origjinale. Kjo thjesht thёnё ёshtё stili i Beckhamit”, ka përfunduar braziliani.
Shtuar më 13/11/2008, ora 15:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori