Ronaldinho lavdëron Firminon dhe Kloppen
Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho, ne një intervistë ekskluzive për “Mirror” ka thënë se Liverpooli është pretendent për të fituar titullin këtë sezon me brazilianin Firmino.

Ronaldinho beson se sulmuesi i Liverpoolit është në të njëjtin nivel me Ozilin, Iniestan e shumë lojtarë të tjerë, dhe thotë që nuk ka asnjë arsye pse mos të triumfojë.

Firmino është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Ai është nivel i Ozilit, David Silvas, Iniestas apo ndonjë lojtari tjetër në këtë rol”, ka thënë në intervistë Ronaldinho.

Ndërkohë gjatë intervistës Ronaldinho foli dhe për Klopp: “Unë jam i sigurt që Klopp do të ndërtojë një Liverpool të ri rreth Firminos. Me të në qendër, nuk ka ndonjë arsye se pse Liverpooli të mos luftojë për titullin kampion”./Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori