"Pastrim parash", shtohen akuzat për Ronaldinhon
Rëndohet situata juridike e Ronaldinhos, i cili ndodhet në paraburgim në Paraguai, i akuzuar se është futur në këtë vend me dokumente të falsifikuara.

Hetimet këtë javë kanë hyrë në një fazë të re, me prokurorinë që është e përqendruar në zbulimin e një skeme pastrimi parash, që përfshin edhe një grua sipërmarrëse, Dalia Lopez, e cila e kishte ftuar brazilianin në Paraguai.

Hetuesit do të analizojnë mesazhet në telefonin e Ronaldinhos dhe të vëllait të tij, Roberto Assis.

Sipas autoriteteve, por hetohen lidhjet e dy vëllezërve me Lopez, e cila i ka takuar sapo mbërritën në aeroport, në kryeqytetin Asuncion, para se të arrestoheshin.

"Hipoteza jonë është që dokumentet false janë përdorur për qëllime tregtare apo për investime që nuk janë të ligjshme. Për këtë arsye, ishte e detyrueshme që Ronaldinho të qëndronte në burg", shpjegoi prokurori i çështjes.
Shtuar më 18/03/2020, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori