Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Ronaldinho rrezikon Boterorin
Albeu.com
Mesfushori i Milanit, braziliani Ronaldinho rrezikon paraqitjen në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010". Ai nuk është ftuar nga seleksionuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Carlos Dunga për miqësoren e radhës.
Dunga të martën ka publikuar listën me emrat e 22 futbollistëve që do të luajnë në miqësoren kundër Irlandës, më 2 mars në Londër.
Për Përfaqësuesen e Brazilit kjo do të jetë ndeshja e fundit para grumbullimit për Botërorin 2010 dhe llogaritet si ndeshje vendimtare për ata që janë të luhatshëm në ekip. Në këtë ndeshje pritej t'i jepej një mundësi edhe Ronaldinhos, por Dunga ka befasuar.
Mesfushori 29-vjeçar i Milanit kohët e fundit ka treguar një formë shumë të mirë dhe këtë e ka shpërblyer me nëntë gola në 21 paraqitje.
"Ronaldinho ka kaluar nëpër disa momente të vështira me skuadrën e Milanit dhe për këtë arsye nuk e kam ftuar për ndeshjen miqësore me Irlandën", ka deklaruar Dunga. "Ky është vetëm vendimi im momental, që do të thotë se ende të gjithë futbollistët kanë gjasa për të qenë pjesë e Brazilit në botëror".
Ronaldinho ndeshjen e fundit me Përfaqësuesen e Brazilit e ka luajtur në muajin prill të vitit të shkuar kundër Perusë. Në atë ndeshje mesfushori ka luajtur vetëm 13 minuta. Ndërkohë Dunga është kritikuar për ftesën që i ka bërë mesfushorit të Juventusit, Felipe Melo. Ai më herët është shpallur si blerja më e dështuar në këtë edicion të Serie A.
"Për mua Melo është shumë i rëndësishëm dhe unë kam besim të madh tek ai", ka thënë Dunga.

Të ftuarit e Dungës janë:

portierë: Julio Cesar (Inter Milan), Doni (Roma);

mbrojtës: Maicon (Inter Milan), Daniel Alves (Barcelona), Gilberto (Cruzeiro), Michel Bastos (Lyon), Juan (Roma), Lucio (Inter Milan), Luisao (Benfica), Thiago Silva (AC Milan);

mesfushorë: Gilberto Silva (Panathinaikos), Josue (Wolfsburg), Felipe Melo (Juventus), Lucas (Liverpool), Kaka (Real Madrid), Ramires (Benfica), Elano (Galatasaray), Julio Baptista (Roma), Kleberson (Flamengo);

sulmues: Robinho (Santos), Adriano (Flamengo), Nilmar (Villarreal), Luis Fabiano (Sevilla).
Shtuar më 10/02/2010, ora 16:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori