Ronaldinho, tapë në stërvitje
Vazhdojnë problemet për Ronaldinhon te Flamengo. Sipas asaj që raporton rrjeti televiziv brazilian "Globo" dhe siti "globoesporte", të mërkurën ish-lojtari i PSG, Barcelonës dhe Milan, ka ardhur në stërvitjen e skuadrës në gjendje të dehur.

Ronaldinho fillimisht është shprehur se ka dhembje muskulore dhe se nuk mund të ushtrojë stërvitje duke qëndruar i ulur por ka qënë Drejtori Sportiv i Flamengo, Zinho, i cili e ka detyruar të stërvitet.

Sipas medias braziliane, as shokët e skuadrës nuk e kanë suportuar sjelljen e ish-Topit të Artë. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori